Shoqëria Ndërkombëtare për Studimin e Adriatikut në Epokën Mesjetare · 6 settembre 2006, 20:00 by SISAEM
SISAEM, Shoqëria Ndërkombëtare për Studimin e Adriatikut në Epokën Mesjetare, me seli në Romë, ka qëllim që ta lartësojë dhe ta bëjë të njohur kulturën historike në përgjithësi, njohjen e historisë së Adriatikut që nga Antikiteti deri në Epokën Moderne, dhe veçanërisht, të nxisë studimet e Adriatikut gjatë Mesjetës dhe Rilindjes (shek. V-XVI), në kuptimin më të gjerë dhe për vlerësimin e tyre në fushën shkencore, edukuese dhe civile.
Komiteti Organizues i SISAEM-it, i aktivuar që nga tetori i vitit 2005, i themeluar brenda Medioevo Italiano Project (shoqatë kulturore që është dalluar në vlerësimin e njohjes historike, gjithashtu nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja), ka përfaqësuar dhe ndihmuar ngjarje të shumta me rëndësi të madhe kulturore dhe shoqërore, të cilat kanë qëllim që ta bëjnë të njohur historinë dhe kulturën e Adriatikut Lindor. Veçanërisht, është aktivizuar në takime që kanë qëllim vlerësimin e historisë juliano-dalmate.
Në shtatorin e vitit 2006 Komiteti ka përfunduar punën e tij dhe i ka lënë fuqi të plotë Këshillit të parë Drejtues të SISAEM. Presidente është Doktoresha Roberta Fidanzia.
SISAEM mund të mburret me përgatitjen e rëndësishme që kanë arritur Ortakët Themelues në fushën kulturore dhe të formimit. Ai gëzon pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e shumë studiuesve italianë dhe të vendeve të ndryshme evropiane. Ka ndërmjet objektivave të tij, në një të ardhme të shpejtë, zgjerimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me studiuesit e kontinenteve të tjerë.
Ndërmjet iniciativave operative: përmbledhja me studime “Medioevo Adriatico” (Mesjeta e Adriatikut); projekti mësimor që i drejtohet shkollave; faqet në internet; mailing-list.
Programi “Dizionario Biografico degli Adriatici” (Fjalori Biografik) dhe iniciativa të shumta me vlerë të madhe kulturore dhe shkencore.
Të gjithë ato që identifikohen në objektivat e SISAEM-it mund të bëjnë kërkesë për regjistrim, duke plotësuar formularin përkatës.